Greqia vijon betejën me zjarret, flakët mbajnë nën kërcënim dy zona. Nisin ndërhyrjet nga ajri
Obama duket se nuk është në gjendje për të përfituar nga vështirësitë që po has rivali i tij për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney.
Prova për këtë, sipas disa vëzhguesve, është zgjedhja e demokratëve të një figure si ish-presidenti, Bill Clinton në rolin e udhëheqësit të ardhshëm të konventës që do të zhillohet në Charlotte.
Në fakt do të jetë Klinton, një nga ish-presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara, që do të nominojë Barack Obamën si kandidat për president gjatë konventës.
Një lëvizje që për shumë analistë, tregon nevojën nga ana e demokratëve për të goditur në zemrat e votuesve, të cilët kanë qenë skeptikë për politikat ekonomike të ndërmara nga ana e Obamës. Demokratët janë vënë në alarm edhe nga rënia e pikëve në sondazhet e fundit mbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Top Channel