Vrasja e 25-vjecarit, ngjarja aksidentale
31/07/2012 00:00
Policia e Vlorës ka mundësuar zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit Leonard Latifi ditën e hënë, në fshatin Llakatund.
Burime të policisë bëjnë të ditur se fillimisht kanë shoqëruar disa persona të dyshuar si të lidhur me ngjarjen, ndërsa autori i dyshuar është 17-vjeçari Romario Rrapaj i cili është arrestuar.
Mësohet se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, teksa autori i ngjarjes ishte duke pastruar armën, që i përkiste viktimës Latifi.
25-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb në kokë mëngjesin e së hënës pranë një lumi në fshatin Llakatund të Vlorës. Banorët e zonës, të cilët gjetën edhe trupin e pajetë të Leonard Latifaj, sinjalizuan edhe policinë për ngjarjen.
Top Channel