Rebelet sirianë i kane rezistuar edhe për një tjetër natë ofensivës ushtarake në qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepo.
Luftime te ashpra po zhvillohen ne disa zona te kryeqendres tregtare te Sirise, dhe klinikat e spitalet thuhet te jete mbushur me te plagosur.
Mijera vete i jane larguar qytetit dhe eksodi vazhdon, duke shtuar friken e nje krize humanitare ne rajon. Kryengritesit pretendojne se zona strategjike jug-perendimore Salah Al Ain vazhdon te jete ne duart e tyre, duke mohuar keshtu deklaratat e qeverise se trupat e saj kane arritur ta rimarrin nen kontroll.
Salah Al Din konsiderohet nje pike kyce per faktin e thjeshte se aty kalon nje rruge e rendesishme per furnizimin e trupave siriane nga jugu. ne mesin e kesaj situate te renduar ne terren, mberrijne njoftimet se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kane pershkallezuar perpjekjet per arritjen e “nje tranzicioni politik” ne Siri, i cili te perfshije edhe largimin e Bashar al Assadit.
Permes nje telefonate te henen, presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan kane rene gjithashtu dakort te ndihmojne te shperngulurit si brenda Sirise, ashtu dhe ata qe jane larguar drejt vendeve fqinje, Turqi, Jordani, Liban e Irak.
Ankaraja, kritike e palekundur e Assadit i ka ofruar strehim edhe nje numri te madh dezertoresh nga radhet e ushtrise siriane. Me thellimin e krizes, Irani, aleat i ngushte i Damaskut, e paralajmeroi Turqine te mos nderhyje ushtarakisht, duke deklaruar se nje sulm ne territorin sirian do te shkaktonte reagime te ashpra dhe do te aktivizonte marreveshjen e perbashket siriano-iraniane te mbrojtjes. Nderkohe, zyrtaret greke pritet te bejne publike planet e reja te sigurise kufitare, te cilat synojne te ndalojne kalimin e refugjateve siriane qe mund te tentojne largimin nga Turqia.
Greqia, pika me e ngarkuar e hyrjes se emigranteve te paligjshem ne vendet e BE-se, deklaroi nje dite me pare se ka katerfishuar numrin e rojeve pergjate kufirit me Turqine.
Top Channel