Rusi, popullariteti i Putin në rritje

31/07/2012 13:40

Ndonëse Rusia u përfshi nga protesta të shumta pas parregullsive të pretenduara në zgjedhje në dimër dhe pranverë, të dhënat e fundit tregojnë se popullariteti i presidentit Putin është në rritje të vazhdueshme.

Në një sondazh të zhvilluar përgjatë një muaji, një institut i specializuar për statistika arriti në përfundimin se 67% e rusëve aprovojnë politikat e ndjekura nga kreu i shtetit si dhe vetë qëndirmin e Putin në krye të Kremlinit.

Në krahasim me sonazhin e fundit, duket se popullariteti i Putin ka shënuar një rritje prej 3%.

Megjithëse është i vendosur nën presion nga mediat ndërkombëtare, disa seksione të mediave ruse dhe nga opozita, duket se njeriu që fitoi në mars mandatin e tretë në krye të Federatës Ruse, vazhdon të bëjë për vete gjithmonë e më shumë rusë të thjeshtë, falë masave të tij popullore që synojnë rritjen e standartit të përgjithshëm të jetesës.

Shumë më i ulët është ndërkohë popullariteti i figurës së dytë më të rëndësishme politike të vendit, ish-presidentit dhe tashmë kryeministrit Dmitry Medvedev.

Aktualisht, përqindja e aprovimit ndaj tij qëndron në 23%. Megjithatë, aprovimi për qeverinë e drejtuar prej tij ka mbështetjen e më shumë se gjysmës së rusëve, me 59%.

Pas Putin dhe Medvedev, politikani i tretë më popullor është Sergei Shoig, guvernatori i krahinës së Moskës, ndërsa 18% e të anketuarve u shprehën se nuk kanë besim tek asnjë politikan.

Top Channel