Fermerët e Qarkut të Elbasanit këtë vit i kanë tregtuar prodhimet e tyre
bujqësore në shumë shtete fqinje duke dyfishuar eksportet ne krahasim
me një vit më parë.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Bujqsisë prodhimet e vendit eksportohen në Kosovë, Maqedoni, Itali e Gjermani. Ky fenomen ka bërë që fermerët të mos i ulin çmimet e fruta-perimeve për konsumatorin vendas.
Sipas specialistëve problem te fermerët mbetet përdorimi i hormoneve ne prodhimet bujqësore duke stimuluar pjekjen dhe rritjen e parakohshme të tyre. Ky fenomen shkakton pasoja negative në organizmin e konsumatorit. Përpos kësaj prodhimet nuk janë cilësore dhe të shijshme.
Një tjetër problem mbetet edhe çertifikimi i fruta-perimeve sipas standardeve të BE-së.Drejtoria e Bujqësisë ka përgatitur flete-palosje me informacionet perkatese per fermeret për për rreziqet që provokon kjo substancë tek bima dhe shëndeti i qytetarëve.
Top Channel