Shëngjin, nderohen tre ish-presidentët

30/07/2012 00:00

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ai i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç janë dekoruar nga komuna Shëngjin me motivacionin për kontributin e dhënë për forcimin e miqësisë mes vendeve dhe promovimin e vlerave në arenën ndërkombëtare.

“Shpresoj që pasardhësit tanë të vijojnë rrugën tonë për ideale, për të cilen kemi luftuar gjatë. Kam mbrojtur të drejtën e barabartë të popujve. Dhe kësaj ideje i jam përkushtuar gjithmonë”, deklaroi Mesiç gjatë fjalës së tij.

“Kam parë që populli shqiptar nuk i gëzon gjithë të drejtat. Megjithëse është një popull me një prejardhje më të lashtë së të romakëve, shqiptarët janë këtu në vendin e tyre. Kanë arritur shumë, siç është pavarësia e Kosovës, ndërsa tani mbetet edhe një tjetër sfidë, ajo e hyrjes në Bashkimin Europian”, vijoi ish-presidenti kroat.

Kreu i komunës, Salvador Kacaj, pasi falenderoi tre presidentët, e cilësoi këtë si një moment mjaft të rëndësishem jo vetëm për Shëngjinin, por për të gjithë zonën.

Më parë është bërë edhe binjakëzimi mes komunës Shëngjin dhe komunes së Medulinit në Kroaci, që do të ketë për synim një bashkëpunim të ngushtë mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA