Romney mbështet Izraelin

30/07/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara e kane per detyre morale bllokimin e planeve
berthamore te Iranit. Mesazhi i kandidatit republikan ne garen per
Shtepine e Bardhe, Mitt Romeny, gjate vizites ne Izrael, nuk ka dale nga
kornizat e prishmerive.

Ish-guvernatori i Masachusesit e quajti republiken islamike vendin me destabilizues ne bote dhe tha se Shtetet e Bashkuara ia njohin vendit hebre te drejten e vetembrojtjes.

“Qendrimi ne krah te Izraelit nuk nenkupton vetem bashkepunimin ushtarak e ate te sherbimeve te inteligjences. Ne nuk mund te heshtim ne nje kohe kur ata qe kerkojne te minojne Izraelin, ngrene zerin e kritikes. Dhe padyshim, qe nuk kemi per t`iu bashkuar atyre kritikave.Ajo qe duhet te bejme ne eshte te perdorim te gjitha rruget e mundshme per ta larguar regjimin iranian nga drejtimi i tij berthamor dhe sigurisht, shpresojme me force qe masat ekonomike e ato diplomatike te bejne pune. Megjithate, ne analizen perfundimtare, asnje opsion nuk eshte i perjashtuar. E njohim te drejten e Izraelit per te mbrojtur veten, ashtu siç eshte e drejte qe Amerika t`i dale ne krah. Ajo qe duhet te bejme ne eshte te perdorim te gjitha rruget e mundshme per ta larguar regjimin iranian nga drejtimi i tij berthamor dhe sigurisht, shpresojme me force qe masat ekonomike e ato diplomatike te bejne pune. Megjithate, ne analizen perfundimtare, asnje opsion nuk eshte i perjashtuar. E njohim te drejten e Izraelit per te mbrojtur veten, ashtu sic eshte e drejte qe Amerika t`i dale ne krah”, thotë Mitt Romney.
 
Me heret, nje nga keshilltaret e tij kryesore, Dan Senor, deklaroi se kandidati presidencial do te respektoje cdo vendim te shtetit hebre per te perdorur forcen ushtarake kunder iranit. Gjate vizites se tij, Romney iu referua edhe Jeruzalemit si kryeqytetit te izraelit, çka u cilesua e papranueshme nga zyrtaret e larte palestineze. Pas takimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu dhe presidentin Shimon Peres, Romney vizitoi murin perendimor te lutjeve, te konsideruar nje prej vendeve te shenjta te judaizmit.

Top Channel