
Stilistja e famshme italiane, Miuccia Prada, në një intervistë deklaroi se beson që Italia është duke e humbur avantazhin e saj në modë, ndërsa pranoi se është duke menduar që linjën e saj të ardhshme të mos e zbulojë më në Milano, por në Paris.
Drejtuesja më e lartë e markës së famshme “Prada” shprehu shqetësimin se moda italiane mund të shndërrohet e një “klasi B”, teksa gjithmonë e më shumë investitorë të huaj janë duke blerë markat e mëdha luksoze.
“Me shitjen e markave tona luksoze tek investitorët e huaj, e gjithë bota ilaliane e modës rrezikon të humbë të gjithë përparësinë që ka aktualisht”, deklaroi stilistja në një intervistë të rrallë për gazetën “La Repubblica”.
“Me shitjen e markave tona jashtë vendit, së bashku me famën dhe prestigjin, bien në duart e të huajve edhe vendimmarrjet. Kjo bën që moda italiane të braktiset dhe të humbë vlerën e saj”.
Komentet e 63-vjeçares në shtyp erdhën pasi shtëpia italiane e modës “Valentino” u ble për 650 milionë euro nga familja mbrëtërore e Katarit.
Top Channel