Durrës, aksidentohet për vdekje 4-vjeçari
30/07/2012 00:00
Një fëmijë ka humbur jetën natën e kaluar, ndërsa i vëllai i tij është
dëmtuar rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën e
vjetër nacionale Durrës-Tiranë, në afërsi të fshatit Pjezës.
Përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar vdjekjen e nje 4-vjeçari dhe dëmtimin në pjesë të ndryshme të trupit të vëllait të tij 6-vjeçar qe eshte ne gjendje kritike ne spital.
Në aksident janë dëmtuar më lehtë edhe babai i dy fëmijëve Nyredin Shehu, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në autoveturën e tyre. Sipas policise shkak e aksidentit eshte shpejtesia tej normave dhe humbja e kontrollit
Top Channel