Presidenti rumun Trajan Basescu i mbijetoi, ashtu siç pritej,
referendumit për shkarkimin e tij. Arsyeja e triumfit te kreut jo fort
popullor te shtetit ishte pikerisht mosarritja e pragut te pjesemarrjes
qe bente votimin te vlefshem.
Nga 50% plus nje qe duhet te ishte niveli i pjesëmarrjes, ai nuk mberriti me shume se 45,9%. Basescu i pezulluar nga parlamenti, u kishte kerkuar mbeshtetesve ta bojkotonin votimin, ndersa nismen per rrezimin e tij e cilesoi nje veprim hakmarres me prapavije politike. Pas rezultatit te referendumit, ai deklaroi se me voten e tyre, rumunet votuan per vendin, e jo per te.
“Rumunet votuan te pakte ne numer, ashtu siç ua diktoi ndergjegja. shumica qendruan ne shtepi. Permes ketij veprimi, shprehen vullnetin e tyre, konsoliduan idene se Rumania nuk mund te kthehet ne nje shoqeri te drejtuar nga tekat e dikujt, pa rregulla, pa norma, ne nje shoqeri te qeverisur prej nje grupi politikanesh qe vendosin fatin e te gjithe rumuneve”, tha Basescu.
Mosmarreveshjet me kryeministrin Victor Ponta ishin ato qe cuan deri ne kete pike. Qeveria e qendres se majte e ka akuzuar presidentin e djathte per tejkalim te kompetencave e perzierje ne punet e saj. Megjithate, perpos pakenaqesise ne rritje ndaj te gjithe elites politike te vendit, edhe temperaturat perveluese te ketyre diteve kane qene nje faktor qe i mbajti rumunet larg qendrave te votimit.
Me te perfunduar votimi, Basescu deklaroi se me mospjesemarrjen e tyre, zgjedhesit “shmangen nje grusht shtetit” dhe premtoi se me t’u kthyer ne pallatin presidencial Cotroceni do te perpiqet t’i zgjidhe gjerat e te punoje per krijimin e nje fryme pajtimi. Ngerçi mes tij dhe kryeministrit Ponta ka alarmuar partneret europiane te Rumanise, qe shprehen thellesisht te shqetesuar nga kriza politike e vendit.
Top Channel