Shqiptarët në Siri në mëshirë të fatit

29/07/2012 13:50

Ndonëse në Siri jetojnë mbi dhjetë mijë shqiptarë e kosovarë, askush nuk është interesuar për fatin e tyre apo për evakuimin nga zona e luftimeve.

Ishte “Presheva Jonë” kosovare që publikoi të dielën artikullin e kryemyftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, që lëshoi akuza të ashpra ndaj Prishtinës, por edhe ndaj Tiranës zyrtare.

”Në Damask jetojnë mbi dhjetë mijë shqiptarë dhe askush nuk di asgjë për jetën apo fatin e tyre”, deklaroi Tërnava.

”Me këtë fakt, fatkeqësisht mediat tona, por edhe qeveria jonë merret shumë pak. Në Damask, janë me mijëra shqiptarët e pambrojtur dhe të kërcënuar nga lufta. Atje është një lagje e quajtur “e arnautëve”, e mbushur plot me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Fatkeqësisht, edhe ajo lagje është përfshirë nga luftimet”, shtoi kryemyftiu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta