Romney në Izrael: Më shumë mbështetje

29/07/2012 09:15

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney premtoi marrëdhënie dhe ndihmë më të madhe Izraelit, gjë të cilën sipas tij, presidenti Obama nuk po e bën.

Romney mbërriti mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv në kuadër të turit ndërkombëtar të vizitave ku pritet të takohet me liderët izraelitë dhe të mbajë një fjalim nga ambientet e Ministrisë së Jashtme izraelite, si dhe të premtojë raporte më të ngushta me Izraelin.

Turi i vizitave ndërkombëtare të Romney, ku kandidati republikan u parashtron vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara programin e tij për politikën e jashtme, nisi me një gafë në ndalesën e parë, Londër.

Kryeqyteti anglez ishte në ditët e fundit të përgatitjes për lojërat olimpike, ndërkohë që Romney, sapo mbërriti, vuri në dyshim organizatorët duke pyetur; A do të jeni gati për lojërat olimpike? Pyetja shkaktoi reagim dhe kritikat e medias britanike, ndërsa kandidati republikan u vetëkorigjua më vonë duke dekalruar se këto lojëra olimpike kanë për të qenë të mahnitëshme.

Top Channel