Pakistan, “drone”-t amerikanë vrasin 7 persona

29/07/2012 21:25

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë nga një bombardim i kryer nga avionët amerikanë me telekomandim në Pakistan.

Ngjarja ka ndodhur në distriktin tribal të Pakistanit në Waziristanin verior, në veriperëndim të vendit.

Një burim i shërbimeve të sigurisë i përshkroi të vrarët si militantë uzbekë, por gjithsesi për momentin nuk ka konfirmime zyrtare mbi identitetin e tyre.

Avioni i telekomanduar nga distanca nga ana e CIA-s goditi një makinë dhe një shtëpi në fshatin Khushhali Tuikhel, 30 km nga vendndodhja kryesore e Mirshanah, afër kufirit me Afganistanin.

Top Channel