Kanada, zbulohet në lumë nëndetësja naziste

29/07/2012 08:35

Disa kërkues kanadezë pretendojnë se kanë lokalizuar në fundin e lumit Churchill një nëndetëse gjermane që i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Ata thonë se anija ndodhet në një thellësi prej 18 metrash dhe disa qindra kilometra larg bregut të oqeanit Atlantik.

Sipas tyre, nëndetësja mund të jetë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ana e nazistëve për të zbatuar planin e tyre të bllokadës së Anglisë. Në këtë bllokadë, dhjetra anije tregtare dhe luftarake u fundosën nga nëndetëset gjermane për të “respektuar” urdhërin e Hitlerit, izolimin e Anglisë.

Për momentin, eksploratorët kanadezë nuk mund të japin një përgjigje të saktë se si kjo nëndetëse ka përfunduar në lumin Churchill, por hamendësojnë se mjeti iu është afruar brigjeve kanadeze në përpjekje për t’iu larguar forcave aleate që morën nën kontroll Gjermaninë në fundin e luftës.

Top Channel