Tom shëtitje me fëmijët ne New York

28/07/2012 00:00

Tom Hanks fotografohet rrallë me familjen e tij, por këtë radhë ai është kapur mat me dy nga fëmijët e tij.

Fituesi i Academy Award ka kaluar disa orë të këndshme me djalin e tij Chet dhe vajzën Elizabeth.

Vajza është fëmija i dytë i Tom me gruan e parë Samantha Lewes, e cila ndërroi jetë në vitin 2002, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Elisabeth, ka qenë redaktore te “Huffington Post” dhe tani është redaktore e librave për fëmije në Los Angeles.

Babë e bijë janë takuar herën e fundit në maj, kur Elisabeth takoi të atin e saj në Maltë, ndërsa ai xhironte filmin historik “Captain Philips”.

55-vjecari dukej shumë i kënaqur që ishte takuar me vajzën e tij në New York, ndërsa djali Chester qëndronte prapa tyre. Djali 21 vjec është fryt i marrëdhënies së Tom me gruan e tij aktuale Rita Wilson. Ndryshe nga e motra, Chet aspiron të bëhet një yll i muzikës rap.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta