Bushat, CEZ ndërpret energjinë

28/07/2012 00:00

Banoret e komunës Bushat ne Shkoder kane reaguar kundër dënimit kolektiv që CEZ po e bën në mënyrë të padrejtë.

Sipas tyre janë 14 fshatra me 20 mijë banorë të kësaj komune që prej dy muajsh dënohen në mënyrë kolektive  duke i ndërprerë energjinë 8-9 ore ne dite vetem per fajin e disa individeve qe nuk e paguajne energjine elektrike.

Nje dëm i madh nga nderprerja e energjise po i shkkatohet bizneseve te zones. Njeri prej banoreve qe ka biznes ne fshatin Bushat shprehet se per shkak te mungese se energjise elektrike, te cilen e paguan rregullisht i eshte shkaktuar nje dem prej 4 milion lekesh. Ne thote do te bllokojme rrugen nacionale nese ky problem nuk zgjidhet.

Pervec denimit kolektiv banoret ankohen se ne zone nuk ka investime ne rrjetin elektrik prej 40 vitesh. Nderkohe burime nga CEZ sqarojne se zona ne fjale eshte denuar ne menyre kolektive pasi eshte 100 % debitore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB