
Pas divorcit me Russell Brand në dhjetor 2011, Katy Perry deklaroi se ishte e vendosur që të shijonte jetën e saj si beqare.
Megjithatë, ditët e këngëtares si e vetme mund të jenë drejt përfundimit, pasi një mashkull në gjendje që ta bëjë për vete, tashmë duket se mund të përfundojë edhe ai në radhët e beqarëve.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Robert Pattison, i cili sapo ka zbuluar tradhëtinë e të dashurës së tij, Kristen Stewart dhe është shumë pranë zyrtarizimit të ndarjes, pas braktisjes së shtëpisë së tyre të përbashkët në Los Anxhelos.
Aktualisht me pushime, këngëtarja e “I kissed a girl” u fotografua duke lexuar me vëmendje raportimet e fundit rreth aktorit të “Twilight”, ndërsa po pushonte buzë një pishine.
Perry, një vit më e madhe se Pattinson, u takua me aktorin gjatë një koncerti në muajin prill.
Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo menjëherë e pëlqeu, por gjërat nuk shkuan më tej për shkak të “lidhjes perfekte” që dukej se kishin dy protagonistët e “Twilight”.
Megjithartë, tashmë drejt ndarjes, Perry mund të ishte e interesuar për një lidhje me Rob.
Top Channel