Pattinson: Kristen, ti më turpërove!

27/07/2012 00:00

Robert Pattinson ka mbledhur rrobat dhe është larguar nga rezidenca në
Los Angeles ku jetonte bashkë me të dashurën e tij Kristen Stewart,
menjëherë pas mori lajmin se partnerja e tij e kishte tradhtuar me
prodhuesin e filmave Rupert Sanders.

Pavarësisht apologjisë publike të Kristen, Pattinson është në dilemë nëse do t’i japë yllit të Twilight një shans të dytë.

Një burim pranë aktorëve tha për “UK Mirror”:”Rob ndihet shumë i lënduar nga kjo ndodhi. Ai ka folur në telefon me Kristen dhe i ka thënë se ndihej i turpëruar prej veprimit të saj”.

“Më ka humbur besimi tek ty”, mesohet t’i kete thene Pattinson Kristenit.

Një burim tjetër tha se aktori 26-vjeçar nuk arrinte ta besonte atë që kishte ndodhur mes të dashurës së tij dhe prodhuesit të filmave, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta