
Ashtun Kutcher dhe Mila Kunis u vendosën në qendër të vëmendjes së shtypit rozë kur u fotografuan duke u puthur më parë gjatë muajit.
Tashmë, marrëdhënia e tyre nuk është më e fshehtë, ndërsa të dy aktorët u takuan në mbrëmje dhe u fotografuan bashkë përpara se të merrnin pjesë në një festë të organizuar në Hollivud.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, ndonëse kanë pak kohë me njeri-tjetrin, Kutcher dhe Kunis tashmë janë bërë praktikisht të pandashëm dhe praktikisht po jetojnë bashkë.
“Po jetojnë bashkë dhe duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Kanë disa muajt që flirtojnë, por deri më sot kishin arritur që t’i mbanin gjërat e fshehta”, u shpreh personi i afërt me çiftin në një revistë rozë.
Top Channel