Holmes shmang daljet në publik

27/07/2012 17:30

Katie Holmes vendosi të shmangë daljen e saj të parë në publik që prej divorcit me Tom Cruise, duke anulluar pjesëmarrjen e saj në një mbrëmje gjatë së shtunës.

Ish-aktorja e serialit “Dawson Creek”, 33-vjeçarja Holmes duhet të ishte e pranishme të shtunën në mbrëmjen e fondacionit “Dizzy Feet”.

Megjithatë, zëdhënësi i saj deklaroi për revistën “E”, se aktorja informoi drejtuesit se nuk do të jetë e pranishme në mbrëmjen që do të zhvillohet në një sallë ceremonish, në Los Anxhelos.

Katie është një anëtare e “Dizzy Feet Foundation”, një organizatë jofitimprurëse, që përpiqet të mbështesë përhapjen e kërcimit.

Paraqitja e fundit e Holmes vetëm tashmë daton në 11 qershor, gjatë një ceremonie në Pekin, Kinë.

Që prej atëherë, ajo është fotografuar vetëm në praninë e vajzës, ndërsa ka bojkotuar të gjithë aktivitetet ku duhet të shkonte e vetme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta