
Dorëshkrimi origjinal i veprës “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i shkrimtarit Ismail Kadare, i është dorëzuar në orët e pasdites Arkivës së Shtetit.
Ky veprim është bërë një ditë pas urdhërit të gjyqtarit Bledar Abdullai për t’u ruajtur përkohësisht në drejtorinë e arkivës, deri sa të zgjidhet çështja në themel.
Doreshkrimi u dorëzua në prani të avokatëve mbrojtës të Nexhmije Hoxhës dhe Ismail Kadaresë, si dhe të një përmbaruesi.
Bëhet e ditur se në bazë të këtij proçesverbali të firmosur nga palët janë 1.252 faqe të inventarizuara tashmë, ashtu siç edhe gjyqtari kërkoi të enjten gjatë shpalljës së vendimit, në një kohë që dueli gjyqësor mes Kadare dhe ish-bashkëshortes së Enver Hoxhës do të vijojë në shtator.
Shkrimtari Ismail Kadare kërkon të rifitojë të drejtat e autorit për dorëshkrimin e veprës, e cila sipas padisë së tij, iu mor nga shtëpia në vitin 1972 nga Nexhmije Hoxha.
Nga ana e saj, Hoxha pretendon se dorëshkrimi i është dhuruar, por Kadare në padinë e tij vëren se gjatë një vizite Nexhmije Hoxha i kishte kërkuar ta merrte dorëshkrimin për shkak të ambjentit dhe ai nuk kishte se si të refuzonte gruan më të fuqsishme të regjimit.
Top Channel