Në frymën e lojërave olimpike (ceremonia e hapjes mbahet për pak orë) edhe Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, bashkëshorti i saj princi William dhe kunati Harry, në cilësinë e ambasadorëve të lojërave olimpike, vizituan kolegjin Bacon, për të përuruar një program për fëmijë e të rinj aspirantë për t’u bërë trajnerë në sporte të ndryshme.
Kate me veshje sportive, u duk në formë të shkëlqyer teksa tregoi aftësitë e saj në shumësportesh, duke e nisur me ping-pongun, duke vazhduar më pas me xhudon e karatenë.
Kate, William dhe Harry u ndalën më pas tek futbolli dhe të rrethuar nga një grup fëmijësh u shkëmbyen eksperiancat dhe aftësitë e përbashkëta në këtë sport, ndërsa William përfitoi nga rasti të shkelmojë disa herë topin.
Top Channel