Përleshje në Kaliforni

26/07/2012 02:00

Vrasja e dy personave nga policia në Kaliforni, fundjavën e shkuar ka ngritur në protestë me qindra banorë të këtij shteti.

500 protestues hodhën gurë, thyen dritare e vitrina dhe dogjën një makinë policie, ndërsa 250 efektivë qëlluan me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës.
   
Përleshjet me policinë zgjatën rreth 7 orë, ndërsa 24 protestues u arrestuan. Situata u përshkallëzua kur para ndërtesës së bashkisë anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht për hetimin e incidenteve

“Departamenti i Policisë së Los Angelosit është totalisht jashtë kontrollit. Policët duhet të na mbrojnë, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të vrasin”, tha për Los Angelos Times një protestues.

Viktima e parë Manuel Diaz u qëllua për vdëkje të shtunën pasi nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, e hodhi dicka mbi catinë e një ndërtese që mund të ketë qënë një pako me heroinë, por policët menduan që ishte armë. Diaz u qëllua në këmbë dhe në kokë. Familja e tij ka ngritur padi ndaj policisë dhe kërkon një dëmshpërblim.

Vrasja e dytë ndodhi të dielën forcat e rendit i’u vunë pas një të dyshuari për anëtar bandash kriminale me një makinë të vjedhur, i cili hapi zjarr ndaj një efektivi që u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë duke e lënë të vdekur në vend.     

 

Top Channel