Armando Kasaj, i pafajshëm

26/07/2012 00:00

Pas katër seancash me gjykim të shkurtuar ndaj shefit të IT-së në
Kryeministri, Gjykata e shpalli ta pafajshëm 27-vjecarin Armando Kasaj,
nën akuzë për veprime, që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Gjyqtari Gerd Hoxha deklaroi se është vërtetuar, se dhoma ku ndodhej serveri, nga i cili janë fshirë pamjet filmike ka qenë e mbikëqyrur nga Garda dhe se kjo nuk ishte zyra e Armando Kasajt. Përveç kësaj – shtoi gjyqtari, – qeliza e telefonit tregon se Kasaj, mesnatwn duke u gdhirw 22 janari, per te cilen akuzohet, ka qene ne shtepine e tij prane Medresese.

“Në këtë mënyrë, përjashtohet në mënyrë kategorike prania e tij pranë ambienteve të Këshillit të Ministrave në këtë orë dhe hidhen dyshime të forta, të bazuara në prova, mbi praninë e tij në orën 00.51 të datës 22 janar 2011, në ambientet e Kryeministrisë, kur është bërë edhe formatimi dhe fshirja e të dhënave. Sa më sipër Gjykata çmon se akuza ndaj këtij të pandehuri bazohet vetëm në indicje, të cilat nuk janë të sakta, të rëndësishme dhe janë të paharmonizuara nga njëra-tjetra. Eshtë e vërtetë që njw vepwr penale mund tw provohet dhe nga indicjet, por këto duhet të jenë të sakta dhe të lidhura në harmoni me njëra-tjetrën”. tha Hoxha.

Ndërkohë ne dalje te procesit Armando Kasaj deklaroi se do te kerkoje deshmperblim.

“Patjetër që do të kërkoj dëmshpërblim, po unë e çmoj shumë këtë vendim të Gjykatës sot edhe pse ishte një vendim i vonuar. Mendoj që jam përballur me akuza dhe rrethana shqetësuese për rreth një vit nga ana e Prokurorisë”, tha Kasaj.

Fshirja e pamjeve filmike ne kamerat e vendosura perreth Kryeministrise, diten e demonstratave të 21 janarit tashme mbetet pa autor, çka do te thote se edhe pse ekspertiza e FBI-së konfirmoi se pamjet ne Kryeministri jane fshire, se kush i fshiu ato nuk dihet.

Nderkohe prokuroria deklaroi per Top Channel se do t’i drejtohet Gjykates per ta apeluar vendimin.

PS: Vendimi skandaloz!

Partia Socialiste reagoi në orët e pasdites së enjte për vendimin e Gjykatës që shpalli ish-shefin e IT në kryeministri, Armando Kasaj. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri tha se me këtë vendim, gjykata dhe gjyqtari i kapur nga pushteti, hodhi poshtë ekspertizën e FBI-së.

Në ekspertizën e amerikanëve flitet për fshirjen e materialeve filmike të xhiruara nga kamerat e sigurisë së godinës së Kryeministrisë më 21 Janar.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë thanë se ekspertiza FBI-së është bazë e një hetimi serioz të 21 Janarit. Në hetimin e FBI-së thuhet se specialisti IT i Kryeministrisë kishte kopjuar dhe fshirë filmimet e 21 Janarit. Gjykata sot hodhi poshtë hetimin e FBI-së. Tek filmimet dallohen ata që qëlluan kundër protestuesve, por edhe ata që urdhëruan dhe vendimi i gjykatës ishte një vrasje e dytë, një vendim skandaloz, kriminal, i pafalshëm nga një gjyqtar i lidhur ngushtë me pushtetin”, tha zoti Tahiri.

Më tej deputeti socialist shtoi se vendimi për ish të pandehurin e 21 Janarit, Armando Kasaj është parathënia se të pafajshëm do të dalin nga ky sistem edhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e 4 protestuesve opozitarë. Zoti Tahiri premtoi se askush nuk do t’i shpëtojë drejtësisë për ngjarjet e 21 Janarit. 

“Kjo është parathënie për pafajësi për të gjithë të akuzuarit. I them Armando Kasajt, publikisht dhe në emër të deputetëve të PS, në emër të të gjithë mbështetësve socialistë, se sot mund të jesh liruar, por mos iu gëzo shumë vendimit. Cmimin që ke për t’i paguar drejtësisë do të paguash. Kjo vlen për të gjithë, edhe për gjyqtarin dhe gjyqtarët e kapur nga pushteti Berishës. Cmimin e drejtësisë do ta paguani të gjithë”, deklaroi Tahiri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta