
E veshur me taka, me buzëkuq dhe me një garderobë me vlerë tre milionë dollarë, 3-vjeçarja Suri Cruise më në fund mori një mësim rreth “jetës së zakonshme”, ndërsa provoi udhëtimin e saj të parë me nëj avion linje.
E shoqëruar nga e ëma Katie Holmes, Suri udhëtoi në Ohajo, përsëri në klasin e parë, por jo më në avionin personal të Tom, me të cilin ishte mësuar të përshkronte distancat e gjata.
Vetëm një javë më parë, 6-vjeçarja kaloi një fundjavë në plazh me babain e saj të sapodivorcuar, ndërsa të dy lëvizën në destinacione të ndryshme, siç ishte e pritshme, me helikopterin personal të 50-vjeçarit.
E fotografuar duke ecur në aeroport, Suri dukej e habitur dhe e pamësuar me njerëzit e shumtë, që u bashkuan në të njëjtin avion.
Top Channel