Një 64-vjeçar shkodran ka tentuar të vrasë nënën e tij, sepse nuk i ka dhënë të holla për të luajtur në kazino.
Ngjarja e pazakontë, që për pak ka devijuar në krim në familje, ka
ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Manush
Alimani”, të qytetit të Shkodrës.
Burimet policore bëjnë të ditur se 64-vjeçari Bujar Kotrri ka tentuar të vrasë nënën e tij, 84 vjeç, në banesën ku jetonin duke e goditur me mjete të forta.
E moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që policia ka prangosur 64-vjeçarin. Sipas policisë, Kotrri njihet si person problematik në familje, pasi konsumon sasi të mëdha alkooli dhe është frekuentues i lokaleve të lojërave të fatit. Bujar Kotrri jetonte vetëm me nënën e tij, në një pallat në hyrje të qytetit
Top Channel