Detaje nga shpërthimi me 3 të vdekur dhe 15 të plagosur në Moskë, sulmi ishte atentat ndaj gjeneralit rus në festën e tij të ditëlindjes
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney premtoi rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të bustit të kryeministrit që udhëhoqi Britaninë e Madhe gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill.
Romney ndodhet për një vizitë në Londër ku do të takohet edhe me kryeministrin britanik, David Cameron. Në një deklaratë dhënë për mediat britanike para takimit me kryeministrin Cameron. Romney u zotua se do të rikthejë “marrëdhëniet speciale” mes dy vendeve për të ndjekur traditën “anglosaksone”.
Në fakt, busti i Winston Churchill ishte i vendosur në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhe deri në vitin 2009, kohë kur presidenti Obama urdhëroi zhvendosjen e saj dhe zëvendësimin e bustin e Martin Luther King.
Top Channel