Në vazhdën e publikimeve të perditshme negative për Greqinë, Athina
zyrtare është tronditur orët e fundit edhe nga lajmi ekskluziv i
agjencisë Reuters, se vendi nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të
paguar kredite dhe kështu që ka nevojë për një ristrukturim të ri të
borxhit të tij kolosal.

Reuters u referohet tre zyrtareve te larte te BE te cilet kane deklaruar ne menyre anonime se kosto e ketij reduktimi duhet te bjere mbi BQE dhe te qeverive të zonës se euros.Sipas gazetave financiare te se merkures behet fjale per nje ristrukturim te paketes se pare te ndihmes ndaj Greqise prej 110 miliard euro si dhe per bonot greke qe disponon BQE me vlere prej 48 miliard euro.Me nje reduktim prej 50% ,borxhi do te ulet me rreth 75 miliard euro.Sipas te njejtave burime BE do te duhet te zgjedhe midis tre te keqijave.

1)Falimentimit te Greqise 
2)Zgjatjes se periudhes se pageses se kredive me dy vjet
3)Nje kombinimi zgjidhjesh me nje ristrukturim te borxhit me 50% ,ku edhe shuma prej 50 miliard euro qe Greqia ka marre per rikapitalizimin e bankave te mos llogaritet tek borxhi i saj i pergjithshem. Nderkohe nuk ka asnje gadishmeri nga Berlini dhe aleatet e tij, si dhe nga BQE për të ndërmarrë në këtë fazë veprime të tilla dramatike.

Ne kete klime paniku dhe pasigurie jo vetem ne Greqi, por edhe ne gjithe jugun europian viziton Athinen  presidenti i Komisionit Europian Manuel Baroso per here te pare pas gati 4 vitesh.Qellimi i tij- te mbeshtese kryeministrin Samaras ne perpjekjen per te mbajtur Greqine ne zonen e monedhes se perbashket.

Synimi i Athines zyrtare- te shtyje periudhen e shlyerjes se kredive me dy vjet, ndersa burimet qeveritare nuk perfshijne ne axhenden e bisedimeve zyrtare nje ristrukturim te ri te borxhit. Vizita e Manuel Baroso behet ne momentet, kur ne Athine ndodhen edhe perfaqesuesit e trojkes, te cilet deri tani kane dhene mesazhin se kesti i gushtit prej 31.5 miliardë eurosh nuk do jepet ne se nuk zbatohen me urgjence reformat.

Top Channel