Fico tërhiqet nga testi i ADN

25/07/2012 13:50

Rafaella Fico, vajza italiane e spektakleve e vënë në qendër të vëmendjes së mediave gossip për lidhjen me sulmuesin italian të Manchester City, Mario Balotelli, refuzon të kryejë testin e ADN-së për të zbardhur atësinë e fëmijës që pret.

Në një intervistë për revistën “Chi”, Fico thotë se nuk do ta kryejë këtë test gjatë kohës së shtatzanisë, por pas lindjes së fëmijës. Ajo pretendon se fëmija është i Mario Balotellit, ndërsa vetë futbollisti, ditë më parë kërkoi testin e ADN-së dhe deklaroi se nëse fëmija është i tij, do të merrte përgjegjësitë që i takonin.

Menjëherë pas kësaj deklarate të ish të dashurit të saj, vajza napoletane, nën shok u shpreh e gatshme për një test të tillë, por tani tërhiqet, duke thënë se është e gatshme të kryejë testin vetëm pas lindjes së fëmijës.

Ndërkohë, Mario vazhdon të shijojë pushimet nën shoqërinë e modeles dhe prezantueses franceze, 22-vjeçares Vanessa Lawrence.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta