
E konsideruar si një prej femrave më tërheqëse në botë, ish-aktorja e “Baywatch” dhe tre herë në koopertinën e revistës për meshkujt, “Playboy”, Carmen Electra pa dyshim që nuk mund të futet e vetme në lagjet e rrezikshme amerikane gjatë netëve.
Megjithatë, së shpejti diçka e tillë mund të ndryshojë, ndërsa Electra i është dedikuar me shumë përkushtim mësimit të arteve marciale.
Aktualisht, ajo është duke u stërvitur nga një mjeshtre e pamposhtur e arteve marciale dhe kampione në “Strikeforce”, Ronda Rousey.
Megjithatë, ndërsa përqendrimi i Carmen ishte tek mësimi i lëvizjeve vdekjeprurëse, fansat e saj janë të shfajësuar që të mbeten të përqendruar tek tutat dhe bluza e saj rozë, të cilat edhe një herë më shumë nxorrën në pah linjat e saj të mrekullueshme.
Top Channel