Bundchen konfirmon shtatzaninë e dytë

25/07/2012 00:00

Gisele Bundchen ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi shtatzaninë e
saj të dytë, por ka zgjedhur metodën e Megan Fox duke shfaqur trupin
dhe barkun paksa të fryrë në plazhet e Kosta Rikës, ku ndodhet bashkë me
familjen.

Modelja 31-vjeçare është parë në breg të detit me djalin e saj 3-vjeçar Benjamin, ndërsa format e saj dukeshin disi më të rrumbullakosura.

Më herët ajo ka folur për ndryshimin e jetës që i ka sjellë djali i saj. “Djali im është kaq i mirë. Më pëlqen shumë kur e dëgjoj të flasë. Ndonjëherë jeta është kaq e ashpër, por kur sheh fëmijën tënd të buzëqeshë mendon se çdo sakrificë ia ka vlejtur.

Gisele, e cila ka edhe pesë motra, pëlqen të ketë një familje të madhe me bashëshortin e saj, lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta