Pattinson dhe Stewart drejt martesës?

24/07/2012 14:05

Pas martesës në film shumë shpejt mund të mbërrijë edhe kurorëzimi në jetën reale për Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Lidhja mes dy aktorëve të “Twilight” është e fortë. Prej muajsh ata janë të fejuar dhe të vendosur për të hedhur hapin e madh, atë të martesës. Në fakt që çifti po përjeton ditë të lumtura, nuk është gjë e re, e reja qendron se tashmë aktori 26-vjeçar anglez vendosi të komentojë thashethemet e përhapura nëpër mediat të ndryshme gosip për kurorëzim të lidhjes së Kristen.

“Pashë në një revistë me disa foto dhe me një titull që thuhej se do martoheshim. Askush s’e di çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Pasi kishte lexuar nëpër media, edhe ime më më mori në telefon për të më pyetur nëse ishte e vërtetë”, citohet Pattinson nga revista “BlackBook” duke mos dashur as të përgënjeshtrojë dhe as të pohojë titujt e revistave.

Pattinson dhe Stewart janë ndër të paktët çifte hollivudiane që janë përpjekur në maksimum të mbajën larg vëmendjes së medias dashurinë e tyre. 26-vjeçari, ka refuzuar gjithmonë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me jetën e tij personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA