Ganë, ndërron jetë presidenti Mills

24/07/2012 19:05

Presidenti i Ganës, John Atta Mills, ndërroi jetë ditën e martë, u lajmërua pasdite në një komunikatë të Presidencës.

Në deklaratë shkruhj se 68-vjeçari ndërroi jetë disa orë pasi u shoqërua në spitali pasi ishte ndjerë keq.

”Me keqardhje të thellë dhe zemërthyer, lajmëroi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Republikës së Ganës”, shkruhej në komunikatë.

Atta Mills drejtonte vendin e Afrikës Perëndimore që prej vitit 2009. Ai vuante prej disa muajsh nga një tumor në fyt.

Top Channel