Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur
Demi Moore duket tërësisht e shkatërruar pas lajmit për romancën e re të
ish-bashkëshortit të saj Ashton Kutcher me aktoren Mila Kunis.
Thuhet se pasi ka parë fotot e fundit që tregojnë puthjet mes dy aktorëve, Demi është bërë histerike.
“Demi ndihet thellësisht e dëshpëruar që Ashton pati kaq shpejt një lidhje tjetër. Edhe pse Ashton e pati tradhëtuar Demin shumë herë gjatë lidhjes së tyre, ai pati takime me vajza të ndryshme dhe nuk ishte një lidhje e tillë si ajo me Milan. Eshtë pikërisht kjo marrëdhënie që po e shkatërron Demin. Pasi pa fotot e puthjes mes të dyve, Demi duket se po e përballon shumë keq këtë situatë”, tha një burim për RadarOnline.
Ky burim sqaron se edhe pse Demi e dinte se ndarja ishte përfundimtare, përsëri kishte shpresa për një ribashkim me ish-bashkëshortin e saj të adhuruar deri në çmenduri.
Top Channel