E zgjedhur së fundmi si femra më tërheqëse e planetit nga revista “Maxim”, modelja Bar Rafaeli tregoi edhe një herë më shumë linja të mrekullueshme, gjatë disa fotografive të rralla të publikuara në profilin e saj në “Twitter”.

27-vjeçarja izraelite tregoi anën e saj më krijuese, teksa publikoi imazhet e kapura të saj nën ujë.

Një një prej pozave, modelja shihet duke u përpjekur që të qëndrojë këmbëkryq në tabanin e një pishine ku po argëtohej.

E vetëdijshme se ishte duke u ndjekur nga 250 mijë fansat e saj në rrjetin social, Rafaeli postoi statusin “mirësevini në jetën e bukur”.

Pa dyshim, për modelen që me hiret e saj ka fituar dhjetëra miliona euro deri më sot, jeta vështirë se mund të bëhet më e bukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA