Spanjë, katër të vdekur nga zjarret

23/07/2012 00:00

Zjarret po djegin pyjet në verilindje të Katalonjës në Spanjë. Te pakten
katër persona humben jeten dhe qindra të tjerë u plagosen, pasi flaket
perfshine zonën shume prane kufirit me Francën, e njohur per plazhet e
bukura.

Nje burre dhe vajza e tij 15-vjeçare humben jeten pasi u hodhen nga shkembi per t’i shpetuar flakeve, nje person i trete vdiq nga infarkti dhe nje 64-vjecar nderroi jete ne spital, 80 % e trupit te tij ishte djegur.

Zedhenesi i zjarrefikesve e cilesoi situaten shume te rende. Zjarri ka shkrumbuar 13.000 hektare toke. Mijera persona, te kercenuar nga flaket- braktisen shtepite. Autoritetet shperngulen disa grupe turistesh. Shkaqet e zjarrit nuk jane mesuar ende, por flaket u ndihmuan nga ererat e forta qe i kalonin 90 km ne ore.

Situata mbetet e rëndë edhe ne Portugali, me dy vatra te medha ne Santa Cruz, ne ishullin e Madeira-s dhe ne Sao Bras de Alportel, ne jug te rajonit te Algarves. Ketu mbi 1000 zjarrefikes po perpiqen te dominojne flaket.

Thatesira- e shoqeruar me temperaturat e larta mbi 40 grade celsius- shtojne friken e autoriteteve- se situata do te perkeqesohet gjate periudhes me te nxehte te vitit; fund-korrikut dhe fillim-gushtit.

Top Channel