Obama vizitë në Denver: Të shohim para

23/07/2012 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama qendroi ne Spitalin e Denverit, në
Kolorado, ku u takua me të plagosurit dhe familjarët e viktimave të
sulmit në kinemane e Aurorës, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën
58 të tjerë.

“U thashë atyre se fjalët janë gjithnjë të papershtatshme në të tilla situata, por detyra ime kryesore eshtë te jem perfaqesues i te gjithe vendit.T’u them se ne po mendojme per ta ne kete moment dhe do te vazhdojme te mendojme per secilin prej tyre, cdo dite. Vetedija se jo vetem Amerika por e gjithe bota mendon per ta do te jete si ngushellim”, tha Obama.

Presidenti degjoi rrefimet e te plagosurve per nje kohe te gjate, ne sallen e Spitalit Universitar te Kolorados- ku ndodhen 10 nga 58 te plagosurit e sulmit. Barak Obama kujtoi historine e 21-vjeçares, Stefani Dejvis e cila, ne mes te plumbave me njeren dore u mundua te bllokoje plagen e shoqes se saj, ndersa me doren tjeter t’i telefonoje policise. Presidenti amerikan nuk e permendi asnjehere emrin e 24-vjeçarit Xhejms Holms.

“Shpresoj qe ne ditet e ardhshme, javet dhe muajt e ardhshem, ne te reflektojme sesi te bejme dicka per kete dhune te pakuptimte qe po e demton kete vend, por edhe te mendojme per ata njerez te mrekullueshem qe e ben kete, vendin me te madh mbi toke”, tha Obama.

Ai pershendeti autoritetet lokale per punen, kurajon dhe vendosmerine.

Pas ngjarjes ne Aurora, si presidenti amerikan, Baraka Obama ashtu dhe kandidati republikan per shtepine e Bardhe Mit Romni nderprene fushaten, duke terhequr cdo spot ne shtetin e Kolorados. Vizita e Barak Obames ne Denver erdhi nje dite pasi policia zbuloi nje sistem eksplozivi, qe do te shperthente menjehere sapo te hapej dera e apartamentit te tij. Sipas policise 24-vjeçari e kishte planifikuar prej kohesh masakren, madje kishte blere municione prej muajsh.

Autoritetet perjashtuan cdo lidhje me terrorizmin. Ai akuzohet per 12 vrasje te shkalles se pare dhe rrezikon denimin me vdekje, ne fuqi ne shtetin e Kolorados. Holmes ndodhet ne nje qeli, nen vezhgim te rrepte per te shmangur nje vetevrasje te mundshme.

Top Channel