Liga Arabe: Assad të largohet

23/07/2012 00:00

Ministrat e Jashtem te Liges Arabe i bënë thirrje Bashar Al Assad-it të
japë doreheqjen. Pas nje takimi emergjence ne Katar ata apeluan për
largimin e shpejte te Presidentit sirian duke i garantuar familjes së
tij një “dalje” të sigurt nga Siria.

“Se pari i kerkojme regjimit te jape doreheqjen, por ne nuk caktojme ndonje afat. Liga Arabe i garanton Assad-it dhe familjes se tij nje dalje te sigurt per te ndalur gjakderdhjen ne Siri. Sa me shpejt aq me mire do te ishte. Cështja tjeter janë; zonat e sigurta, te cilat nuk jane pjese e mandatit te Liges Arabe, kesisoj ne do tli drejtohemi Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, e cila rekomandon procedura dhe veprime”, tha Nabil al Arabi, sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

Liga Arabe i kërkoi opozites te formoje nje qeveri tranzicioni. Ne Siri, presidenti Bashar Al Assad zhvilloi nje takimi me shefin e ushtrise, te cilit i dha direktiva per shtypjen e kryengritesve. Takimi vjen pas sulmit ne Damask, ku u vrane kater zyrtare te larte, qe regjimi e percaktoi nje sulm kamikaz.

Nga ana tjeter kryengritesit islamike i thane gazetarit te BBC-se Pol Ud, qe ndodhet prane Damaskut- se ishin inkurajuar nga vrasjet ne zemer te kryeqytetit. Por-sipas Ud- per momentin ekzistojne dy grupe rebelesh; ata qe i perkasin “Ushtrise se Lire Siriane” dhe Salafistet, apo islamike e vijes se ashper. Keta te fundit jane te armatosur mire, sepse marrin arme dhe para nga jashte. Ushtria ka rimarre nen kontroll disa zona te Damaskut; Barzeh dhe Mezzeh, qe kishin rene ne duart e kryengritesve.  Observatori Sirian per te Drejtat e Njeriut raportoi se ishte “divizioni i kater i drejtuar nga Maher Al Asad, vellai i presidentit qe udhehoqi sulmin ne zonen  Barzeh.Luftimet vazhdojnë ne qytetin e Alepit. U raportua per sulme me predha edhe ne qytetin lindor te Deir Al Zurit.

Top Channel