
Çështja e imuniteteve ka cuar ne zyren e kryetarit socialist Edi Rama
ambasadorin Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan deklaroi se per
Shtetet e Bashkuara heqja e imunitetit është një hap rëndësishëm, por
shtoi se nevojiten hapa të tjera për Prokurorinë dhe Gjyqësorin.
“Në qendër të diskutimit ishte ligji për imunitetet. Dua të ndaj me ju disa pika si ndihen SHBA-të për ligjin e imunitetit. Pozita jonë ka qenë për heqjen e imunitetit, si hap për të luftuar korrupsionin dhe vënien e zyrtarëve para llogaridhënies. Heqja e Imunitetit është vetëm një hap nga disa të tillë që duhet të ndërmerren. Hapa të tjera që pengojnë ndërhyrjen politike në gjyqësor dhe prokurori. Sa i përket kohës, për këto masa, ato janë në dorë të politikës shqiptare”, tha Arvizu.
Si mund te arrihet ne nje zgjidhje te pranueshme? Ndersa pati nje terheqje nga data 6 gusht, ambasadori Arvizu theksoi se drafti perfundimtar, duhet te perfshije rekomandimet e te gjithe paleve dhe te jete i pranueshem per te gjitha partite.
“Për projektndryshimet, ato janë një themel shumë i mirë. Bazohen në rekomandimet e PACA dhe EURALIUS. Më ka bërë përshtypje seanca e të shtunës me dëshmitë e ekspertëve dhe ndërkombëtarëve. Komuniteti u përfaqësua nga PACA dhe EURALIUS dhe pse formalisht nuk ishim prezent, si SHBA ndajmë qëndrimet e këtyre dy organizmave. Në këndvështrimin tonë përfaqësuesit e dy partive duhet të konvergojnë në këndvështrime e tyre. Ne duam që politika të bashkëpunojnë që të përfshijnë idetë e parashtruara të shtunën. Të mund të hartohet një draft që bashkërendit këto ide dhe gjerësisht i pranuar nga populli dhe politika. Heqja e imuniteteve është vetëm një hap dhe duhen ndërmarrë hapa të tjerë për parandalimin e abuzimit me pushtetin. Nuk mund të them se mjafton afati i 6 gushtit për ndryshime më rrënjësore në Kushtetutë, por nuk shoh arsye pse të mos diskutohen në shtator, por duhet të trajtohen”, tha Arvizu.
Kryetari socialist Edi Rama tha se po qartesonte qendrimin e opozites, qe eshte ne favor te heqjes se imunitetit, por jo per arnim te Kushtetutes ne gusht e me pas për arnime te tjera.
“Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk bëjmë pazare. Ne kemi paraqitur një vizion të bindur se vendit i duhet një reformë kushtetuese. Sot jemi dëshmitarë se korrupsioni i ulur këmbëkryq dhe i ka rrenjet e veta te këmbët tek tryeza e qeverisë, krimi i organizuar i ka lidhjet me qeverinë e Shqipërisë. Sa herë që ka çështje të një rëndësie madhore që kanë të bëjnë me korrupsionin, janë adresuar nga prokuroria dhe janë dërguar në gjykatë, imuniteti parlamentar s’ka qenë pengesë dhe as heqja e tij nuk ka garantuar gjykim të ndershëm. Ne nuk do arnojmë Kushtetutën në gusht e pastaj të bëjmë arnime të tjera”, komentoi Rama.
Ai shtoi më tej se debatet që vazhdojnë të bëhen për heqjen e imunitetit janë shterpe.
“Ne jemi të gatshëm për reforma reale është koha për ndryshime thelbësore. Unë e neveris propagandën e Kryeministrit që kërkon konsensus dhe sulmon, as në tregun e fshatarëve nuk përdoret kjo gjuhë. Nuk kemi respekt për thirrjet e Kryeministrit”, tha Rama.
Top Channel