Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka bërë thirrje për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se pranimi i ankesave të palës tjetër është i rëndësishëm për pajtim, por problemet duhet zgjidhur me dialog për një jetë më të mirë të qytetarëve  të thjeshtë.

Serbia ka ftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara të merr një rol më të madh lidhur me Kosovën, por edhe se në bisedimet me Kosovën duhet të jenë të pranishëm përfaqësuesit e OKB-së.  

Gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Mun në kryeqytetin serb, presidenti Tomisllav Nikollic ka kërkuar nga Ki Mun një rol më aktiv, ndërkohë u ka bërë thirrje të gjitha misioneve në Kosovë t’i përmbahen mandatit të tyre dhe të ruajnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Sipas tyre, Ki Mun ka thënë se Serbia do të jep kontribut të veçantë me udhëheqjen e Jeremic në Asamblenë e Përgjithshme.

Vet Jeremic ka deklaruar se Kosova është e Serbisë edhe me kushtetutën e vendit, por edhe me rezolutën 1244. Ndërsa ka premtuar se në funksionin e tij në Nju Jork, do të sillet në pajtueshmëri me rregulloret. Ban Ki Mun ka takuar edhe kryeministrin e ardhshëm, Ivica Dacic.

Top Channel