Këshilli i Sigurisë Izraelite miraton ndërtimin e 19 vendbanimeve në Bregun Perëndimor, 69 kanë marrë dritën jeshile në vitet e fundit
Një kallëzim për një person të zhdukur u paraqit në orët e vona të së shtunës për Katherine Jackson, nëna e “Mbretit të muzikës pop”, Micheal Jackson.
Denoncimi u bë nga nipërit e saj, të cilët prej një jave nuk kanë qenë në gjendje të vihen në kontakt me të.
82-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në Kalabasas, Kaliforni, në datën 15 korrik, për të fluturuar në Nju Meksiko, ku vëllezëtit e Jackson kishin planifikuar të zhvillonin një koncert dy ditë më pas, konfirmoi për “CNN” avokatja e familjes, Sandra Ribera.
E moshuara u nis në udhëtim me vajzën e saj Rebbie Jackson, por që prej atëherë askush nuk ka mundur të vendoset në kontakt me to dhe as i ka parë.
”Katherine nuk ka kaluar kurrë më shumë se 24 orë pa folur me nipërit e mbesat e saj, prandaj kjo mungesë është kaq e pazakontë. Kemi frikë për sigurinë e shëndetin e saj”, deklaroi Ribera.
Top Channel