Siri, ofensivë e ushtrisë

21/07/2012 00:00

Forcat qeveritare të Sirisë e kanë nisur një ofensivë të përgjithshme
kundër pozicioneve të kryengritësve në kryeqytetin Damask, derisa
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka zgjatur edhe për 30
ditë mandatin e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri.

Njëherësh, mijëra civilë kanë vazhduar të largohen nga Siria për në Liban dhe Irak, për të ikur nga dhuna.

Numri i të vdekurve nga dhuna gjatë dy ditëve të fundit është 470 vetë, që është njëra nga periudhat më vdekjeprurëse prej fillimit të kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Forcat lojale ndaj presidentit e kanë rimarrë kontrollin ndaj një lagjeje të Damaskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë në lagjet e tjera.

Përleshje të kryengritësve me trupat e qeverisë ka pasur edhe në qytetin Alepo, një ditë pasi kryengritësit e kishin marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të vendkalimeve kufitare për në Irak dhe Turqi.

Top Channel