Siri, arratisen gjeneralët

21/07/2012 00:00

Ne Siri kane nisur arratisjet masive te gjeneraleve te Bashar al
Assadit, 24 prej tyre jane larguar nga vendi, siç tregojne raportet ne
media, ndersa ofensiva e rebeleve nuk ka te ndalur.

Tashme, te gjithe zonat e vendit jane kthyer ne skene perleshjesh, luftimesh e dhune. vetem te enjten, sipas observatorit sirian per te drejtat e njeriut, jane vrare mbi 300 vete, bilanci me i rende per nje dite te vetme trazirash pergjatëe rebelimit 16 mujor.

E ndersa luftimet ne vend intensifikohen dhe me përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare të bllokuara, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një zgjatje prej 30 ditësh të një misioni vëzhgimi. Vota u jep mundësi 300 vëzhguesve të paarmatosur të fillojnë tranzicionin për mbylljen e misionit.

Ata janë dislokuar si pjesë e planit të paqes së të dërguarit të OKB-së Kofi Annan për t’i dhënë fund konfliktit prej 16 muajsh që ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, por ky mision është parë si pothuajse joefektiv.

Takimi në Neë York pasoi veton e e Rusisë dhe Kinës ndaj një rezolute që do të kishte zgjatur mandatin e misionit përtej afatit të tij që skadon sot në mesnatë. Është e treta rezolutë së cilës i ka vënë veton Rusia dhe Kina, që kanë votuar gjithashtu edhe kundër sanksioneve për Sirinë, nëse autoritetet nuk ndalin dhunën.

Top Channel