Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse… Ne Siri kane nisur arratisjet masive te gjeneraleve te Bashar al
Assadit, 24 prej tyre jane larguar nga vendi, siç tregojne raportet ne
media, ndersa ofensiva e rebeleve nuk ka te ndalur.
Tashme, te gjithe zonat e vendit jane kthyer ne skene perleshjesh, luftimesh e dhune. vetem te enjten, sipas observatorit sirian per te drejtat e njeriut, jane vrare mbi 300 vete, bilanci me i rende per nje dite te vetme trazirash pergjatëe rebelimit 16 mujor.
E ndersa luftimet ne vend intensifikohen dhe me përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare të bllokuara, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një zgjatje prej 30 ditësh të një misioni vëzhgimi. Vota u jep mundësi 300 vëzhguesve të paarmatosur të fillojnë tranzicionin për mbylljen e misionit.
Ata janë dislokuar si pjesë e planit të paqes së të dërguarit të OKB-së Kofi Annan për t’i dhënë fund konfliktit prej 16 muajsh që ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, por ky mision është parë si pothuajse joefektiv.
Takimi në Neë York pasoi veton e e Rusisë dhe Kinës ndaj një rezolute që do të kishte zgjatur mandatin e misionit përtej afatit të tij që skadon sot në mesnatë. Është e treta rezolutë së cilës i ka vënë veton Rusia dhe Kina, që kanë votuar gjithashtu edhe kundër sanksioneve për Sirinë, nëse autoritetet nuk ndalin dhunën.
Top Channel