Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur duke kthyer në ligj pr/ligjin për grupet joqeveritare të financuara nga jashtë, të cilat tashmë do të regjistrohen si “agjentë të huaj” në Rusi.
Zyra e Kremlinit ka deklaruar se ligji në fjalë është i nevojshëm për të mbrojtur Rusinë nga tentativat e jashtme për të influencuar në politikat e brendshme.
Por kritikët mendojnë se autoritetet do ta përdorin ligjin për të goditur disidentët dhe për t’u ndaluar OJQ-ve që të denoncojnë rastet e manipulimeve në zgjedhje.
Ligji kërkon që fraza “agjentë të huaj”, me përcaktimin negativ të kohës sovietike, të përfshihet në të gjitha materialet që prodhohen nga OJQ-të me financime të huaja.
OJQ të tilla mundet gjithashtu t’i nënshtrohen auditeve financiare dhe të raportojnë dy herë në vit mbi aktivitetet e tyre. Dështimi në plotësimin e këtyre kritereve do të ndëshkohet me gjoba të mëdha ose me dy vjet burgim të drejtuesve të tyre.
Partia e presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, që ka mbrojtur ligjin në fjalë, ka deklaruar se qeveritë e huaja po përdorin OJQ-të në Rusi si mbulim për të sjellë ndryshim politik.
Ndërsa kritikët thonë se ligji përbën një kërcënim serioz për punën e monitoruesve të pavarur të zgjedhjeve, për grupin e të drejtave të njeriut Amnesty International dhe grupin anti-korrupsion Transparency International.
Top Channel