Pakistan, konfiskohet terreni i Bin Laden

21/07/2012 18:00

Autoritetet pakistaneze kanë vendosur të konfiskojnë terrenin ku ngrihej vila-bunker e Osama bin Laden, e cila u shkatërrua në muajin shkurt.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “The Express Tribune”, sipas të cilës terreni prej rreth 60 kilometrash në veri të Islamabadit do të blihet nga qeveria e provincës Kiber-Paktunkua.

Pas blicit amerikan të 2 majit 2011, pallati prej tre katesh, i rrethuar nga një mur dhe tela me gjemba, ishte kthyer në një objekt tërheqës për kuriozë dhe gazetarë.

Shumë vetë janë në pritje të filmit që do të tregojë për operacionin në fjalë, i cili mban regjinë e Katherine Bigoloë, e njohur për “The Hurt Locker”.

Filmi po xhirohet në një lokalitet të Indisë dhe pritet që të dalë në sallat e kinemave, fillimisht atyre amerikane, në fund të vitit 2012, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Top Channel