Obama, fluks shpenzimesh në qershor

21/07/2012 17:40

Barack Obama dhe Komiteti Kombëtar Demokratik kanë shpenzuar në qershor 70.8 milionë dollarë, 38 milionë prej të cilëve në publicitete televizive.

Bëhet fjalë për një shifer superiore krahasuar me atë prej 38.8 milionë dollarë të shpenzuar nga rivali Mitt Romney, i cili spoteve televizive u ka dedikuar vetëm 11 milionë dollarë.

Fondet e mbledhura për zgjedhjet presidenciale të nëntorit nuk mund të shpenzohen nga dy kandidatët derisa të jenë mbajtur të gjitha konventat.

Në fund të muajit qershor, presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte në arkën e zgjedhjeve primare 72 milionë dollarë, ndërsa Romney ka rreth 20 milionë.

Aktualisht Obama kryeson anketat e opinionit publik, të cilat e rendisin në krye me tre pikë diferencë ndaj rivalit republikan.

Sondazhi më i fundit i zhvilluar nga Universiteti Quinnipiac i jep presidentit 46% të votave, ndërsa ish-guvernatorit të Masaçusets 43%.

Anketa e zhvilluar pak përpara kësaj të fundit nga “Washington Post” dhe rrjetit televiziv ABC, tregonte se të dy kandidatët gëzonin mbështetje të barabartë prej 47 për qind.

Top Channel