Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se
ndërtimi i urave ndërmjet ndarjeve etnike dhe integrimi në Evropë, është
çelës i stabilitetit në Ballkanin e trazuar.

“Ne duhet t’i deaktivizojmë tensionet e theksuara dhe mosbesimin nëpërmjet dialogut dhe pajtimit”, tha Ban Ki Mun, gjatë fjalimit të djeshëm në Parlamentin e Sllovenisë.

Sllovenia ishte vendi i parë që zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi në kuadër të turneut të tij ballkanik, me ç’rast do të qëndroj edhe në Kosovë.

“Lirimi i rajonit nga mbetjet e fundit të luftës është esenciale për sabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ban Ki Mun dhe shtoi se kjo do të arrihej edhe “me integrimin më të madh në Evropë”.

Sot Ban Ki Mun gjendet në Kroaci, ndërsa do ta vizitojë edhe Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Top Channel