SHBA, lejohen uniformat ushtarake në paradën Gay

20/07/2012 02:00

Ushtria amerikane do të lejojë për herë të parë anëtarët e saj të veshin uniformën në një paradë homoseksualësh.

“Leja është dhënë për paradën e Krenarisë Gay në San Diego të Kaliforni, të shtunën”, tha Pentagoni.
 
Por theksoi se ky veprim ishte një përjashtim vetëm për paradën e këtij viti.

Vendimi vjen pas një kohëndalimi të gjatë për personat homoseksualë që shërbejnë në ushtrinë amerikane, të njohur si “mos pyet, mos trego”, që përfundoi vitin e kaluar.

Leja është dhënë me kusht që personeli ushtarak të marrë pjesë vetëm në mënyrë personale dhe t’i përmbahet standardeve të ushtrisë amerikane në veshjen e uniformës.

Shumë prej personelit të shërbimit ushtarak marshuan në San Diego vitin e shkuar, por veshën bluza që mbanin emrin e degës së tyre të shërbimit në vend të uniformave.

Top Channel