Izrael, me mijëra përcjellin viktimat e Bullgarisë

20/07/2012 16:15

Me mijëra izraelitë u grumbulluan për të përcjellë me nderime në banesat e fundit viktimat e sulmit ndaj një autobuzi me turistë hebrenj në Bullgari.

Funerali për katër meshkuj në të 20-tat dhe një grua shtatzanë u mbajt pasi trupat e pajetë u transportuan në Tel Aviv mbrëmjen e së enjtes me një avion special.

Ata humbën jetën ditën e mërkurë, kur një kamikaz shpërtheu veten në mjetin që i transportonte pranë qytetit port të Burgasit, në brigjet e Detit të Zi.

Shoferi bullgar i autobuzit dhe vetë atentatori gjithashtu ndërruan jetë në këtë sulm.

Ndërkohë, autoritetet vendase kanë lëshuar pamjet filmike të një video, ku paraqitet një mashkull 36-vjeçar, duke mbajtur një çantë të madhe në shpinë. Me origjinë arabe, mashkulli mbante një patentë të reme amerikane dhe sipas “BBC”, kishte vuajtur edhe një burgim në famëkeqen Guantanamo.

Në një komunikatë, Tel Avivi fajësoi grupin militant shiit libanez të Hezbollahut si përgjegjës të këtyre sulmeve. Kryeministri Netanyahu deklaroi se hakmarrja e autoriteteve hebrehe do të jetë e ashpër, por pa specifikuar masat që do të merren ndaj organizatës terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA